Site icon Telegrafi

Man Utd konfirmon lëndimin e Hojlund, ylli kryesor pritet të mungojë edhe ndaj Cityt

Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë dy deri në tre javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi muskulor.

Lëndimi do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulham në Old Trafford, si dhe udhëtimin e mesjavës në Nottingham Forest në FA Cup.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë lokal ndaj Manchester Cityt në fundjavën e ardhshme.

Është vet klubi nga Old Trafford që ka njoftuar mbi lëndimin e yllit të tyre të momentit.

“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Ligën Premier kundër Fulham të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor”.

“Lëndimi pritet që ta mbajë jashtë për dy deri në tre javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Ndryshe, Hojlund ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit, duke shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë. /Telegrafi/

Exit mobile version