Telegrafi

Man Utd ka nevojë të madhe për fitore ndaj Crystal Palace – formacionet zyrtare

Manchester United do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq do të luajnë në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të xhiros së 38-të.

Skuadra e udhëhequr nga Ralf Rangnick ende nuk e ka të sigurt Ligën e Evropës dhe për ta bërë një gjë të tillë i duhet vetëm fitorja.

Vendasit luajnë vetëm për të shkaktuar befasi, derisa United kërkon pikët e plota pasi çdo rezultat tjetër mund t’i dërgojë në Ligën e Konferencës me një fitore eventuale të West Hamit.

Formacionet zyrtare:

Crystal Palace: Guaita,Clyne, ard, Andersen, Mitchell, Hughes, Schlupp, Gallagher, Rak-Sakyi, Zaha, Edouard.

Man Utd: De Gea, Lindelof, Maguire, Dalot, Telles, McTominay, Hannibal, Fred, Bruno Fernandes, Cavani, Elanga

/Telegrafi/