Klubi anglez, Manchester United është gjobitur nga UEFA për shkeljen e rregulloreve të Fair Play Financiar (FFP).
UEFA ka thënë se United raportoi ‘deficite të vogla të barabarta’ që mbulojnë vitet financiare nga 2019 deri në 2022.
Klubi i Ligës Premier tani është gjobitur me 300 mijë euro për shkeljen e vogël të rregullave financiare.
Gazetari i BBC, Simon Stone konfirmoi lajmin në Twitter dhe tha se klubi anglez ishte ‘i zhgënjyer’ me vendimin.
Man Utd fined €300,000 by UEFA for ‘minor’ FFP breach. Club disappointed re this. Say fine due to change in way UEFA treated COVID-19 related losses. Utd ‘continue to support enforcement of rules to promote FFP + sustainability across domestic + Euro football’.
— Simon Stone (@sistoney67) July 14, 2023
“Man Utd u gjobit me 300,000 euro nga UEFA për shkelje “të vogla” të FFP-së”, ka shkruar fillimisht gazetari i BBC-së, Simon Stone.
“Klubi është i zhgënjyer për këtë për shkak të ndryshimit në mënyrën se si UEFA i trajtoi humbjet nga COVID-19”.
“Utd vazhdon të mbështesë zbatimin e rregullave për të promovuar FFP + qëndrueshmërinë në të gjithë futbollin vendas + euro”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/