Site icon Telegrafi

Man Utd fiton me vështirësi ndaj Norwichit, Ronaldo hero i Djajve të Kuq

Manchester Unitedi ka fituar me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Norwich City në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ralf Rangnick ka marrë edhe fitoren e dytë me radhë apo të tretën së bashku me fitoren e Micheal Carrick ndaj Arsenalit, duke vazhduar formën e mirë në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Djajve të Kuq, të cilët edhe rrezikuan në disa raste.

Megjithatë, rastet e Cristiano Ronaldos dhe Harry Maguires nuk përfunduan në rrjetë dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të mysafirëve, të cilët krijuan më shumë dhe e deshën fitoren më shumë, duke arritur ta marrin në fund atë.

Heroi i Djajve të Kuq ishte sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili në minutën e 75-të shënoi nga penalltia golin e vetëm për t’ia siguruar fitoren 0-1 ekipit të tij.

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e pestë me 27 pikë po aq sa ka West Hami i katërti, ndërsa Norwichi zë vendin e fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi luan në udhëtim të Brentfordi, ndërsa Norwichi e pret Aston Villan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version