Telegrafi

Man Utd fiton me stil ndaj Evertonit, vazhdon ngjitjen në renditje – Garnacho shënoi golin e sezonit

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e tretë, kur Diogo Dalot harkoi bukur në zonë, ndërsa edhe më bukur gjuajti me gërshëre Alejandro Garnacho që shënoi për 1-0.

Pas golit Evertoni kishte disa raste të barazonte, por që nuk ia arritën.

Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd fitoi penallti, kur Anthony Martial u ndal në zonë, ndërsa nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Marcus Rashford.

Ndeshja u mbyll në minutën e 75-të, Bruno Fernandes harkoi te Anthony Martial që shënoi për 3-0.

Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Everton pas dënimit ka 4 pikë dhe është në vendin e 19-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore