Manchester Unitedi dhe Evertoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Djajë e Kuq janë nikoqir të Toffes në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Old Trafford nga ora 21:00.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore e thellë ndaj Southamptonit dhe synon ta vazhdojë serinë pozitive për t’i qëndruar ‘si hije’ Manchester Cityt.
Our home ❤️
🔴 #MUFC
#️⃣ #MUNEVE
🏆 #PL pic.twitter.com/karW24cbKM— Manchester United (@ManUtd) February 6, 2021
Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit gjithashtu vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Leedsi dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Cavani;
Everton: Olsen; Holgate, Godfrey, Keane, Digne; Davies, Doucouré, André Gomes; James; Richarlison, Calvert-Lewin;
/Telegrafi/