Klubi anglez, Manchester United është akuzuar për “mosrespektim” nga tifozët pas postimit të tyre “të paturpshëm” në rrjetet sociale për mesfushorin holandez, Donny van de Beek.
Van de Beek bëri një paraqitje të shkurtër në barazimin 2-2 të Djajtë të Kuq me Aston Villan të shtunën mbrëma.
Ai zëvendësoi shënuesin e dy golave, Bruno Fernandes, në minutën e 89-të, duke sjellë paraqitjen e tij të 50-të për klubin që nga kalimi i tij nga Ajaxi në vitin 2020.
Klubi anglez vendosi që të shënojë ‘arritjen e tij historike’ me një postim të dedikuar në rrjetin social Twitter.
Ata ndanë një foto të holandezit, të shoqëruar me një mbishkrimin.
“50 paraqitje me Unitedin për Donny van De Beek, të shtunën”, shkruante në postim.
A half-century of United appearances for @Donny_Beek6 on Saturday 🔴#MUFC | #AVLMUN pic.twitter.com/Pg8rTq1WJS
— Manchester United (@ManUtd) January 16, 2022
Megjithatë, postimi i klubit nuk u pëlqeu aspak mbështetësve të tyre në internet, pasi 24-vjeçari nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm që nga transferimi i tij, pasi gjithmonë është inkuadruar për pak minuta.
Tifozët e klubit nga Old Trafford kritikuan postimin në lidhje me Van de Beek, duke e quajtur atë ‘mosrespektues’ dhe ‘të paturpshëm’.
“Ky postim është mungesë respekti”, “Kjo është e çmendur dhe gjëja më e paturpshme që kam parë ndonjëherë”, dhe “Kjo quhet marri”, ishin vetëm disa nga postimet e tifozëve. /Telegrafi/
Van De Beek has played 1,836 minutes in total for Man Utd
This averages out at 36 minutes per appearance ?
— Will (@Willftbl) January 16, 2022
You’re not ashamed to post this? ? https://t.co/E2myGWvdyP
— King Melvin? (@melvinnasasira) January 16, 2022
There is no way theyve got the cheek to post this ? https://t.co/ZgeaHzBRbN
— Curran (@CurranBoP) January 16, 2022
This is the funniest tweet of all time by our club Lmao. Are you not embarrassed???? https://t.co/dDaGpJNG0V
— Lelouch ? (@UnitedNatz) January 16, 2022
I can’t believe they thought this post was a good idea. Embarrassing https://t.co/Vz3Ya0bhFR
— Mark Bernard (@MarkBernard84) January 16, 2022