Telegrafi

Man Utd 5-2 Bournemouth, notat e lojtarëve – Shkëlqen Bruno Fernandes

Bruno Fernandes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë e fitore, duke quar në tre numrin e fitoreve radhazi dhe janë afër arritjes së qëllimit, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mason Greenwood (29’,54), Marcus Rashford (35’), Anthony Martial (45+) dhe Bruno Fernandes (59’) për Unitedin, ndërsa për Bournemouthin shënuan Junior Stanislas (15’) dhe Joshua King (50’).

Lexo po ashtu Unitedi mposht thellë dhe me spektakël Bournemouthin në trilerin e shtatë golave

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori portugez, Fernandes, i cili pas golit dhe dy asistimeve u notua me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Adam Smith që u vlerësua me notë 5.3.

Man Utd:

Bournemouth:

/Telegrafi/