Telegrafi

Man Utd 4-1 Newcastle, notat e lojtarëve – Shkëlqen Ronaldo

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Newcastle United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjet e zhvilluara, pasi kanë triumfuar në Old Trafford ndaj ‘Laraskave’.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Cristiano Ronaldo (45+, 62’), Bruno Fernandes (80’) dhe Jesse Lingard (90+), ndërsa për mysafirët shënoi Javier Manquillo (56’).

Lexo po ashtu Man Utd fiton pa vështirësi ndaj Newcastle, Ronaldo debuton me dy gola

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli portugez, Ronaldo, i cili pas debutimit me dy gola u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Neëcastle, Freddie Woodman që u vlerësua me notë 5.0.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/