Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive duke arritur edhe fitoren e shtatë me radhë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, gjashtë nga to në kampionat.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (27′) dhe Marcus Rashford (42′) për vendasit, ndërsa për Brightonin shënoi Pascal Gross (72′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez Rashford, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Gaetan Bong që u vlerësua me 5.8.
Man Utd:
Brighton:
/Telegrafi/