Manchester United raportohet se po planifikojnë një blerje të madhe për ta nisur ‘epokën e re’ nën udhëheqjen e trajnerit Ruben Amorim, sipas raportimeve të fundit.
Amorim do ta zëvendësojë Ten Hagun në ‘Old Trafford’ dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027, me Unitedin që ka paguar klauzolën e tij të lirimit dhe të stafit të tij.
Tekniku portugez do të mbetet pjesë e Sporting Lisbonës edhe për tri ndeshje të tjera para se të marrë drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ në ndeshjen ndaj Ipswich Town më datë 24 nëntor.
Caught Offside ka raportuar se Unitedi dëshiron ta nis ‘epokën e re’ duke transferuar yllin e Bayern Munich dhe Gjermanisë, Jamal Musiala.
Musiala është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht dhe do të futet në vitin e tij të fundit të kontratës në ‘Allianz Arena’, për këtë arsye bavarezët duan që të nënshkruajnë një marrëveshje të re me të.
Reprezentuesi gjerman mund të largohet për më pak se vlera e kartonit të tij në treg në verën e vitit 2025, ose si lojtar i lirë një vit më vonë në skenarin më të keq për Bayernin.
Një mori klubesh janë të interesuara për Musialan, me Manchester Cityn që besohet se e vlerëson lartë atë dhe e sheh si zëvendësuesin adekuat për Kevin De Bruyne, i cili do të mbetet i lirë pas shkëmbimin e vitit 2025.
Sidoqoftë, nënshkrimi me të nuk do të jetë aspak i lehtë për Unitedin, pasi edhe klube të tjera si Chelsea, Liverpool dhe Real Madrid janë duke monitoruar situatën e tij./Telegrafi/