Telegrafi

Man United ‘përzë’ Januzajn (Foto)

Sipas medieve angleze, Adnan Januzaj është informuar nga klubit se përfundimisht nuk do të jetë pjesë e Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori me prejardhje shqiptare debutoi në sezonin 2013-14 te skuadra nga Old Trafford, duke shkëlqyer aty pasi shënoi katër gola në 35 ndeshje nën udhëheqjen e David Moyesit.

Megjithatë, Januzaj ka pasur probleme sezoneve të fundit, duke ndërruar skuadrat me huazime si te Borussia Dortmund dhe më pas te Sunderlandi.

Por, këto huazime nuk kryen punë tek ai, pasi as tani nuk po mund të bëj vend tek Djajtë e Kuq nën udhëheqjen e trajneri Jose Mourinho, i cili e ka lënë atë jashtë turneut para sezonal.

Sipas “The Mirror”, trajneri portugez e ka informuar futbollistin kosovar se nuk do  ta marrë fare as si numër në skuadër për sezonin e ri.

Januzaj, megjithatë ka një shpresë pasi disa skuadra me emër në Evropë po kërkojnë shërbimet e tij, si Lyoni dhe Real Sociedadi, ku këta të fundit janë shumë të interesuar, por çmimi i tij prej 10 milionë funteve mund të jetë pengesë. /Telegrafi/

Lista e Mourinhos për turneun para sezonal