Site icon Telegrafi

Man United ndalet nga Crystal Palace – xhiron e radhës kanë kundërshtar edhe më të fortë

Manchester United ka barazuar pa gola me Crystal Palacen në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.

Në minutën e 27-të u krijuar rasti i parë serioz, kur Alejandro Garnacho lëshoi një goditje të fortë, por që goditi shtyllën.

Për “The Eagles” rrezikoi Eberechi Eze (44’), ndërsa Andre Onana bëri një pritje bravuroze.

Ismaila Sarr kërkoi penallti në minutën e 60-të, kur u rrëzua në zonë, por që gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.

Pesë minuta më vonë, Eddie Nketiah dhe Sarr kishin raste ideale shënimi, por që Onana ishte në nivelin e lartë të detyrës.

Në minutën e 69-të u duk sikurse Maxence Lacroix luajti me dorë, mirëpo pas rishikimit në VAR, nuk kishte asgjë.

Eze (72’) sërish nuk ia doli që të dilte triumfues ndaj Onanas, duke e lënë rezultatin e pandryshuar.

Pas javës së pestë, Manchester United është në vendin e 11-të me shtatë pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë përballen me Tottenhamin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version