Telegrafi

Unitedi mposht Bournemouthin, përforcon vendin e dytë

during the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester United at Vitality Stadium on April 18, 2018 in Bournemouth, England.

Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Bournemouthit me rezultat 2-0.

Gjatë gjithë takimit dhe për asnjë moment mysafirët nuk e rrezikuan fitoren kundër vendasve që janë afër sigurimit të mbijetesës edhe për një sezon.

Chris Smalling shënoi gol në të 28 minutë nga afërsia pas një pasimi të saktë të sulmuesit, Jesse Lingard.

Pogba dhe Cook në dylufim (Getty Images).

Por, për të shikuar golin e dytë shikuesit është dashur të presin deri njëzet minuta para përfundimit të takimit.

Ishte Romelu Lukaku që ngriti epërsinë e Unitedit pas një asistimi fantastik të Paul Pogbas.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për mysafirët.

Pas kësaj, United mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 74 pikë, ndërsa Bournemouth mbetet në vendin e 11 me 38 pikë.

Ndryshe, takimin e radhës United do të zhvillojë derbin kundër skuadrës së Arsenalit. /Telegrafi/