Site icon Telegrafi

Man United me fitore bindëse në udhëtim te Southamptoni

Manchester United ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Southamptoni në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Pas vetëm tetë minutash lojë, The Saints krijuan rast serioz për gol, por që Tyler Dibling nuk arriti të shënonte nga afërsia.

Një mundësi të mirë shënimi e lëshoi edhe Joshua Zirkzee, që nuk arriti të mposhtë Aaron Ramsdalen.

 

Diogo Dalot shkaktoi penallti në minutën e 31-të, mirëpo Cameron Archer nuk ia doli ta mposhte Andre Onana që bëri pritje fantastike.

Katër minuta më vonë, Matthijs de Ligt kaloi Manchester United në epërsi, duke shënuar me kokë.

Për 2-0 u përkujdes Marcus Rashford, që realizoi në minutën e 41-të, për të shkuar me qetësi në pushimin mes pjesëve.

 

Pjesa e dytë pati një fytyrë tjetër, me mysafirët që dominuan sërish, duke shënuar golin e tretë.

Ndërsa Southampton mori një goditje tjetër në minutën e 79-të.

Jack Stephens u përjashtua nga loja, pasi bëri një ndërhyrje të shëmtuar ndaj Alejandro Garnachos, duke mos synuar topin, por gjurin e tij.

Fitoren e Djajve të Kuq e vulosi Garnacho, që realizoi për 3-0 në minutën e 90+6-të.

Pas katër javësh, Manchester United ka arkëtuar vetëm gjashtë pikë, ndërsa në xhiron e pestë përballet me Crystal Palace. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version