Telegrafi

“Man United është më i madh se Ajax dhe Inter” – Peter Schmeichel paralajmëron Onanan për veprimet në fushë

Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel, ka paralajmëruar Andre Onanan të mos tregojë se sa i mirë është sepse bota tashmë e di për cilësitë e tij.

Portieri kamerunas pësoi një gol nga mesi i fushës në miqësoren ndaj Lens, duke marrë kritika të ashpra për daljet e tij të pavëmendshme.

“Manchester United është një klub i madh. Më i madh se Ajax, më i madh se Inter. Kuptojeni shpejt me këtë”, i është drejtuar Schmeichel portierit të ri të Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu Pësoi gol nga mesi i fushës, Onana deklarohet rreth gabimit trashanik

“Çfarëdo që të bëni do të ketë jehonë kudo në botë. Në çast. Kjo nuk ndodh kur luani për Interin”.

“Unë mendoj se ai ishte shumë, shumë i mirë për Interin sezonin e kaluar. Ai erdhi në Inter dhe e largoi Samir Handanovic nga ekipi, kapitenin e la jashtë ekipit. Dhe mendoj se ai ishte i rëndësishëm në mënyrën se si përfunduan ata në finalen e Ligë së Kampionëve”.

Lexo po ashtu Onanas i ikën 'truri' menjëherë me Harry Maguiren, portieri shpërthen ndaj mbrojtësit anglez pas një gabimi skandaloz 

“Pra, në thelb, vazhdoni ta bëni këtë, por kuptojeni se ku gjendeni tani. Kjo është arsyeja pse je atje. Mos shko t’i tregosh botës se sa i mirë je sepse ne tashmë e dimë këtë”, ka shtuar më tej legjenda e United.

Onana pritet të bëjë debutimin e tij te United kur përballen me Wolverhampton Wanderers të hënën në Old Trafford. /Telegrafi/