Diogo Dalot ka folur për emërimin e Ruben Amorim si trajner i ri i Manchester United.
Trajneri portugez vjen nga vendi i lindjes së Dalot, Portugalia dhe ai beson se 39-vjeçari është i përshtatshëm për klubin.
“Ai është një trajner fantastik dhe e di se çfarë dëshiron. Shumë kërkuese është ajo që mund të pres”, deklaroi fillimisht mbrojtësi i Djajve të Kuq.
“Është një sfidë perfekte për të në një klub si ky. Ai ka standarde të larta dhe shpresoj se mund të jetë një ndeshje e mirë”.
“Shpresoj që të fitojmë së bashku”, ka shtuar më tej Amorim. /Telegrafi/