Telegrafi

Man United 3-0 Stoke City, nota e Shaqirit dhe të tjerëve (Foto)

Shaqiri e rrezikoi disa herë portën e David De Geas (Getty Images)

Manchester United ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier. 

Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez, duke fituar ndaj Pottersave të Xherdan Shaqirit në një ndeshje të dominuar totalisht.

Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Antonio Valencia (9′), Anthony Martial (38′) dhe Romelu Lukaku (72′).

Lexo po ashtu Djajtë e Kuq vazhdojnë me fitore, mposhtin me lehtësi Stoke Cityn (Video)

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Paul Pogba dhe Valencia, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë të ndeshjes, 8.5.

Festa e Valencias pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për lojtarët e Stoke Cityt, Josh dhe Stephen Ireland, të cilët janë vlerësuar me notë 5.7.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili pati paraqitje të lart dhe u vlerësua me 6.8. /Telegrafi/    

Man Utd:

Paraqitje pozitive patën edhe Martial dhe Lukaku

Stoke City:

Portieri Butland ishte më i vlerësuari te Stoke City