Manchester United ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez, duke fituar ndaj Pottersave të Xherdan Shaqirit në një ndeshje të dominuar totalisht.
Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Antonio Valencia (9′), Anthony Martial (38′) dhe Romelu Lukaku (72′).
Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Paul Pogba dhe Valencia, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë të ndeshjes, 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për lojtarët e Stoke Cityt, Josh dhe Stephen Ireland, të cilët janë vlerësuar me notë 5.7.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili pati paraqitje të lart dhe u vlerësua me 6.8. /Telegrafi/
Man Utd:
Stoke City: