Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Watford me rezultat 2-1 për të kaluar tutje në EFL Cup.
Ndeshja nisi mirë për qytetarët, që arritën të shënonin që në start.
Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.
TEAM 👊
🩵 1-0 🐝 #ManCity pic.twitter.com/kyE7yozXu7
— Manchester City (@ManCity) September 24, 2024
Kah fundi i pjesës së parë, Matheus Nunes arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë siguroi vendasve.
Pjesa e dytë shkoi me dominimin e Man Cityt, por që nuk arriti të shënojë gol tjetër.
Get in, Matheus! 😁🇵🇹
🩵 2-0 🐝 #ManCity pic.twitter.com/aLU2Rg18qc
— Manchester City (@ManCity) September 24, 2024
Watford e bëri interesant takimin kur arriti të shënojë me Tom Ince për 2-1 në minutën e 86-të.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City kaloi në 1/8 e EFL Cup./Telegrafi/