Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin anglez pasi kanë fituar në udhëtim te Huddersfieldi me rezultat 2-1.
Skuadra e Pep Guardiolas ka thelluar edhe më shumë epërsinë me ndjekësin e tyre në kampionat, rivalët e Man Unitedit, pasi fitores së vështirë ndaj Huddersfieldit.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët e Cityt, por ai më i rëndësishmi, goli u gjend vetëm nga vendasit.
Luheshin minutat shtesë të pjesës së parë, kur mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi, devijoi gabimisht topin dhe e dërgoi në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë vendasve dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolas hyri furishëm duke rritur sulmet dhe shpejt gjeti golin e barazimit.
Luhej minuta e 47-të kur Raheem Sterling u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilët e konvertoi në gol Sergio Aguero për të barazuar rezultat në 1-1.
Në vazhdimin e ndeshjes Qytetarët vazhduan me trysninë e tyre dhe kjo iu shpagua në fund pasi gjetën golin e avantazhit në minutën e 84-të me anë të Sterling, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, City vazhdon të kryesoj renditjen e tabelës me 37 pikë, ndërsa Huddersfieldi renditet në pozitën e 11 me 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, lideri i kampionatin e pret Southamptonin në shtëpi, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Arsenali. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=5VpfCL-kfGQ