Manchester City ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Marseille në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Pep Guardiolas ka marrë një fitore jo shumë të vështirë në shtëpi për të siguruar kualifikimin tutje si lider i Grupit C.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë dhe me raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Marseille gjeti golin në minutën e 30-të me anë të Dimitri Payet, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
HALF TIME | Goalless at the break.
🔷 0-0 ⚫️ #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/CSuGbYAo11
— Manchester City (@ManCity) December 9, 2020
Në pjesën e dytë, City ishte më e mirë diçka nga loja dhe rastet, ndërsa arriti të gjej edhe dy gola dhe të sigurojë fitoren.
Ishte Ferran Torres (48’), i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Raheem Sterling, ndërsa Sergio Aguero (77’) shënoi për 2-0.
Në minutën e fundit ishte Sterling, i cili shënoi për 3-0 dhe dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.
https://twitter.com/noob_fcb/status/1336787739908431874
Pas kësaj fitore, City kualifikohet nga vendi i parë me 16 pikë, ndërsa Porto nga pozita e dytë me 13 pikë.
Olympiacos shkon në Ligën e Evropës nga vendi i tretë, ndërsa Marseille mbyll grupet në vendin e katërt. /Telegrafi/
#UCL Con este gol, Ferran Torres abrió el marcador para el Manchester City ante el Marsella. https://t.co/tR3aJvZJGN
— Contragolpe (@contragolpefc) December 9, 2020
https://twitter.com/noob_fcb/status/1336791297621970948