Telegrafi

Man City – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Qytetarët janë nikoqir të Spurs në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 18:30.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje pas fitores së thellë në udhëtim te West Hami dhe synon fitoren e radhës në kampionat.

Në anën tjetër, ekipi i Mauricio Pochettinos gjithashtu shënoi fitore ndaj Aston Villas në ndeshjen e parë dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ederson; Walker, Otamendi, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Sterling, Agiero, Bernardo Silva.

Tottenham: Lloris; Walker-Peters, Alderweireld, Sanchez, Rose; Winks, Sissoko, Ndombele; Eriksen, Lamela; Kane.

/Telegrafi/