Manchester City ka thyer rekordin e rivalit të urryer lokal, Manchester United, për 25 ndeshje si të pamposhtur midis 2007 dhe 2009.
Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën Sparta Pragën të mërkurën mbrëma me rezultat të thellë 5-0, duke e zgjatur serinë e tyre pa humbje në 26 ndeshje.
Kjo tani është ecuria më e mirë si të pamposhtur në historinë e Ligës së Kampionëve pasi hera e fundit që City humbi ishte në sezonin 2021/22, duke humbur nga Real Madridi në gjysmëfinale të garës.
2️⃣6️⃣
Man City break Man Utd’s record for longest unbeaten run in the Champions League 💫 pic.twitter.com/czbn4Exsg1
— B/R Football (@brfootball) October 23, 2024
Në 15 vjet që kur United vendosi rekordin e mëparshëm, vetëm Bayern Munich ishte afër ta barazohej me atë rekord, duke shkuar në 19 ndeshje të pamposhtur midis viteve 2019 dhe 2021.
City mund të vazhdojë të zgjasë rekordin e tij të pamposhtur në ndeshjet e ardhshme në garën elitare të klubeve evropiane.
Ndeshja e radhës e Cityt në Ligën e Kampionëve është në udhëtim te Sporting Lisbona, ndërsa pas saj e pret Feyenoordin. /Telegrafi/