Site icon Telegrafi

Man City synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Evertonit, formacionet zyrtare

Evertoni dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të ‘Toffes’ në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Goodison Park’ me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Guardiolas kishte seri prej 18 ndeshjesh pa humbje, por u mposhten në takimin e fundit nga Tottenhami dhe synojnë t’i kthehen fitores për të mos rrezikuar pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard janë në një forme të tmerrshme dhe synojnë rezultat pozitiv për t’i ikur fundit të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Everton: Pickford; Coleman, Holgate, Keane, Kenny; Allan, Doucoure; Iwobi, Van de Beek, Gordon; Richarlison;

Man City: Ederson; Stones, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan; Bernardo, Foden, Sterling;

/Telegrafi/

Exit mobile version