Telegrafi

Man City synon t’i kthehet fitores ndaj Sheffield United, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Sheffield Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Sheffieldit në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet nga ora 19:00 në Etihad.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një humbje befasuese nga Wolves në ndeshjen e fundit dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në garë për titull.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë me tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man CityBravo, Walker, Garcia, Fernandinho (C), Zinchenko; Rodrigo, De Bruyne; Bernardo, Sterling, Mahrez; Aguero.

Sheffield Utd: Henderson; Basham, Egan, O’Connell; Baldock, Besic, Norwood, Fleck, Stevens; Mousset, Robinson;

/Telegrafi/