Telegrafi

Man City synon t’i afrohet titullit me një fitore te Crystal Palace, formacionet zyrtare

Crystal Palace dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të klubit londinez në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Selhurst Park’ nga ora 13:30.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitores e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë titullit.

Në fakt, City mund të fitojë këtë fundjavë titullin në Ligën Premier nëse Manchester Unitedi dështon në derbi ndaj Liverpoolit.

Në anën tjetër, Palace është në formë të dobët në ndeshjet e fundit me dy humbje radhazi dhe do të ishin shumë të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Crystal Palace: Guaita; Ward, Kouyate, Dann, Mitchell; Riedewald, Milivojevic, Eze; Townsend, Benteke, Zaha; 

Man City: Ederson; Cancelo, Laporte, Ake, Mendy; Torres, Rodri, Fernandinho, Sterling; Jesus, Aguero; 

/Telegrafi/