Telegrafi

Man City synon fitoren e radhës në udhëtim te Fulhami, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të londinezëve në takimin që pritet të fillojë nga ora 21:00 në stadiumin Craven Cottage.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një fitore e madhe ndaj Southamptonit dhe synon fitoren e radhës për të rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë.

Në anën tjetër, edhe vendasit kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Liverpooli dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Fulham: Areola; Tete, Andersen, Loftus-Cheek, Adarabioyo, Cavaleiro, Lemina, Lookman, Reed, Anguissa, Aina;

Man City: Ederson, Cancelo, Stones, Dias, Laporte, Mendy, Rodrigo, Bernardo, Torres, Jesus, Aguero

/Telegrafi/