Manchester City dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, takim që zhvillohet në Etihad nga ora 19:00.
Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi dhe synon të katërtën për t’u ofruar edhe më tutje me kreun e tabelës.
It's looking like a rainy one! ☔️⚽️
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klUGiM pic.twitter.com/eUJQrqXbAl
— Manchester City (@ManCity) January 13, 2021
Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të dobët dhe shumë ndeshje pa fitore, kështu që do të ishin shumë të lumtur nëse marrin befasisht një pikë.
Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C); Mahrez, Foden, Bernardo
Brighton: Sanchez; White, Webster, Dunk, Mac Allister; Trossard, Tau, Propper, Bernardo; Burn, Veltman;
/Telegrafi/