Telegrafi

Man City synon fitore ndaj Portos, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Porto kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Qytetarët janë nikoqir të klubit portugez në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, takim që zhvillohet në Etihad nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola hyn në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm për të fituar tri pikë.

Në anën tjetër, mysafirët do të ishin të kënaqur edhe më një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ederson; Walker, Ruben Dias, Eric Garcia, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, Gündogan; Mahrez, Aguero, Sterling

Porto: Marchesin; Sarr, Mbemba, Pepe, Sanusi; Sergio Oliveira, Fabio Vieira, Uribe; Corona, Marega, Luis Diaz.

/Telegrafi/