Telegrafi

Man City synon fitore ndaj Leicesterit për t’iu ofruar edhe më shumë titullit, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Dhelprave në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 21:00.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen nga një formë e gjatë e fitoreve dhe synon tre pikët e radhës për rikthyer pozitën e parë në tabelë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar.

Në anën tjetër, mysafirët janë në një formë të luhatshme dhe pa shumë synime kështu që do të luajnë pa presion.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Silva, Foden; Bernardo, Sterling, Aguero.

Leicester City: Schmeichel; Pereira, Evans, Maguire, Chilwell; Ndidi, Choudhury; Albrighton, Maddison, Tielemans; Vardy.

/Telegrafi/