Manchester City ka arritur marrëveshje me drejtorin e ri sportiv i cili do të zëvendësojë Txiki Begiristain që pritet të largohet në fund të sezonit.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se ‘Qytetarët’ kanë arritur marrëveshje me Hugo Vianan e Sporting Lisbonës i cili do të vijë si zëvendësues i Txiki Begiristain.
Begiristian kështu po i jep fund një aventure 12-vjeçare me Cityn, pasi kishte punuar nga afër me Pep Guardiolën një miqësi e cila nisi që prej kohës sa ishin bashkëlojtarë tëk Barcelona.
Ai fillimisht ishte paraparë që të jepte dorëheqje në moshën 55-vjeçare, por në fund vendosi që të vazhdonte edhe për pesë vite të tjera.
🔵🇵🇹 Hugo Viana’s imminent appointment as new Manchester City director of football from 2025 will be announced after Txiki Begiristain’s exit.
Current director Begiristain will leave next year and Man City want to celebrate him as crucial part of the project for years. pic.twitter.com/0yxP839e6Y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2024
Mëngjesin e ditës së sotme (e premte), Romano dhe Daily Mail kanë dhuruar lajmin se drejtori i ri sportiv i Cityt do të jetë Hugo Viana.
Viana ka merita për një numër marrëveshjesh që u kompletuan tek Sportingu ndërsa këtë pozitë do ta ushtrojë që nga viti i ardhshëm.
Mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë kjo në të ardhmen e Pep Guardiolës, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të verës së ardhshme./Telegrafi/