Manchester City ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 4-1.
Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar serinë e fitoreve dhe ndeshjeve pa humbje në Ligën Premier duke rritur epërsinë nga ndjekësi i parë në 14 pikë.
Ndeshja nisi me dominimin e Qytetarëve, të cilët shpejt gjetën edhe golin e epërsinë me anë të Ilkay Gundogan, i cili shënoi me kokë në minutën e 14-të për 1-0.
Në vazhdimin e pjesës së parë, City vazhdoi me sulme tjera, por pa arritur të gjejnë përsëri golin dhe 45 minutat e parë përfunduar me epërsi minimale.
Pjesa e dytë nisi përsëri furishëm për skuadrën e Guardiolas, duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola tjerë për të arritur një fitore të madhe.
Ishte Kevin de Bruyne, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 70-të pas një aksioni të mirë, ku u asistua nga shënuesi i golit të parë, Gundogan.
Në fund të ndeshjes ishte anglezi Raheem Sterling, i cili arriti t’i shënoj dy gola, ku i pari personal për 3-0 erdhi në minutën e 80-të pas asistimit të Leroy Sane, ndërsa ai i 4-0 erdhi në minutën e 90-të.
Fare në fund të ndeshjes ishte Christian Eriksen që shënoi golin e nderit për mysafirët për 4-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, City vazhdon kryesimin me 52 pikë, ndërsa Tottenhami renditet në pozitën e gjashtë me 31 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët presion Bournemouthin, ndërsa Gjelat udhëtojnë te Burnley. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=IOyJSzRAbT0