Telegrafi

Man City shkatërron Burnley, vazhdon si lider në Ligën Premier  

Manchester City (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Pas barazimit ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga Qytetarët, por arritën ta shënojnë vetëm një gol me anë të Sergio Aguero (17′), i cili shënoi për 1-0.

 Aguero hapi serinë e golave (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në pjesën e dytë, City përveç dominimit dhe rasteve arriti të shënoj edhe katër gola tjerë për të vulosur fitoren.

Festa e Bernardo Silvas (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Në minutën e 54-të ishte Bernardo Silva që shënoi për 2-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte Fernandinho që ngriti epërsinë në 3-0.

Fernandinho shënoi një supergol (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Listës së shënuesve për Cityn iu bashkua edhe Riyad Mahrez me një gol të shënuar në minutën e 83-të për 4-0, ndërsa rezultatin 5-0 e vulosi Leroy Sane (90′).

Mahrez gjithashtu shënoi një gol të bukur (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në pozitën e parë me 23 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 13-të me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Guardiolas do të luaj në udhëtim te Tottenhami, ndërsa Burnley e pret në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/