Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.
Pas barazimit ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga Qytetarët, por arritën ta shënojnë vetëm një gol me anë të Sergio Aguero (17′), i cili shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, City përveç dominimit dhe rasteve arriti të shënoj edhe katër gola tjerë për të vulosur fitoren.
Në minutën e 54-të ishte Bernardo Silva që shënoi për 2-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte Fernandinho që ngriti epërsinë në 3-0.
Listës së shënuesve për Cityn iu bashkua edhe Riyad Mahrez me një gol të shënuar në minutën e 83-të për 4-0, ndërsa rezultatin 5-0 e vulosi Leroy Sane (90′).
Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në pozitën e parë me 23 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 13-të me tetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, skuadra e Guardiolas do të luaj në udhëtim te Tottenhami, ndërsa Burnley e pret në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=edYibDbbtYw
https://www.youtube.com/watch?v=gd6hKKcupnU
https://www.youtube.com/watch?v=sRjYTqUTyQU
Mahrez💙💙. pic.twitter.com/IUPuIk3mHs
— ريانّ (@irloie) October 20, 2018
https://twitter.com/goalstv77/status/1053677897213448198