Site icon Telegrafi

Man City – Sevilla, formacionet e mundshme    

Manchester City do të synojë të ruajë rekordin e tyre të pamposhtur në Grupin G të Ligës së Kampionëve kur të mirëpresë sot Sevillan në Etihad Stadium për ndeshjen e tyre të fundit në grup.

Qytetarët tashmë janë kualifikuar në raundin tjetër si fitues i grupit, ndërsa vizitorët do të zbresin në Ligën e Evropës pasi kanë siguruar vendin e tretë.

Erling Haaland nuk do të përfshihet sot pasi ai rikuperohet nga “dëmtimi i ligamenteve”, Cole Palmer është në dyshim, ndërsa Kyle Walker dhe Kalvin Phillips të dy mbeten jashtë pasi vazhdojnë të rikuperohen nga operacionet përkatëse në ijë dhe në shpatull.

Sergio Gomez është i disponueshëm për përzgjedhje dhe mund të startojë në krahun e majtë pasi humbi barazimin e javës së kaluar me Dortmundin për shkak të pezullimit.

Guardiola pritet të freskojë formacionin e tij fillestar me skuadrën e tij tashmë të kualifikues, dhe ai mund të vendosë t’u japë minuta lojtarëve të akademisë si Rico Leëis.

Nëse De Bruyne, Rodri ose Ilkay Gundogan pushohen, Bernardo Silva mund të luajë në treshen e mesfushës, me Mahrez dhe Foden në garë për një vend në sulm.

Sa i përket Sevillas, anësori meksikan Jesus Corona vazhdon të rikuperohet nga këmba e thyer dhe do të mungojë në Kupën e Botës, ndërsa Tanguy Nianzou dhe Youssef En-Nesyri janë gjithashtu jashtë me lëndime.

Fernando është i dyshimtë shkaku i një virusi, kështu që Ivan Rakitic dhe Joan Jordan mund të vazhdojnë në mes të fushës, me Thomas Delaney një tjetër opsion që Sampaoli mund të vendos.

Jesus Navas do të shpresojë të hyjë në 11-shen e parë në krahun e djathtë përpara Gonzalo Montiel, ndërsa portieri Marko Dmitrovic mund të mbajë vendin e tij në portë përpara Yassine Bounou.

Rafa Mir ose Kasper Dolberg mund të zëvendësojnë Erik Lamelën në pozicionin e qendërsulmuesit, ndërsa Suso ose Papu Gomez ka të ngjarë të zëvendësojnë Oliver Torres në krahun e majtë pasi spanjolli nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Man City (4-3-3): Ortega; Cancelo, Dias, Ake, Gomez; Bernardo, Rodri, Gundogan; Foden, Alvarez, Grealish

Sevilla (4-2-3-1): Dmitrovic; Navas, Gudelj, Marcao, Acuna; Rakitic, Jordan; Januzaj, Isco, Gomez; Mir

/Telegrafi/

Exit mobile version