Site icon Telegrafi

Man City rikthehet tek fitoret dhe mposht me përmbysje të rezultatit Fulhamin

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Rasti i parë serioz në këtë sfidë i takoi vendasve të cilët iu afruan seriozisht golit përmes Ilkay Gundogan në minutën e 25-të, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundoi në rrjetë.

Mysafirët shkaktuan befasinë duke kaluar të parët në avantazh me anë të Andreas Pereiras (26’) i cili pranoi një top të bukur brenda zonës duke shënuar për rezultatin 0-1.

Fulhami pati mundësinë që ta dyfishojë rezultatin kur në minutën e 29-të Adama Traore gaboi përballë Edersonit duke gjuajtur mbi traversë.

‘Qytetarët’ eventualisht ia dolën që ta gjejnë golin e barazimit dhe këtë e bën me Mateo Kovacic (32’) i cili shënoi për 1-1 me një top të devijuar që përfundoi në portë.

I njëjti lojtar arriti që të shënojë edhe në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 47-të për t’i dhënë epërsinë Cityt prej 2-1.

Për rezultatin 3-1 u përkujdes Jeremy Doku i cili pasi u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë shënoi në minutën e 82-të.

Deri në fund gjithçka që mund të bënin mysafirët ishte ta ngushtonin diferencën me anë të Rodrigo Muniz që realizoi për 3-2 në minutën e 89-të.

Pas javës së shtatë City numëron 17 pikë të grumbulluara dhe mban pozitën e dytë në tabelë me një më pak se lideri Liverpooli që ka 18 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version