Manchester City vendosi një rekord të ri të të ardhurave në Ligën Premier për sezonin e kaluar, duke tejkaluar rivalët lokal, Manchester Unitedin.
Skuadra e Pep Guardiolës shijoi sezonin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke fituar një tripletë historike dhe duke dëshmuar dominimin e tyre në majat e futbollit botëror.
Suksesi i tyre pati një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat e klubit, të cilat u rritën në 712.8 milionë funte, duke tejkaluar 648.4 milionë funte të Manchester United të regjistruar muajin e kaluar.
Ndërsa klubi pothuajse dyfishoi fitimin e tij në 80.4 milionë funte, pavarësisht një rritjeje të madhe të pagave.
Manchester City releases 2022-23 Annual Report confirming a consecutive year of record-breaking revenues and profits
— Manchester City (@ManCity) November 15, 2023
Sipas Irish Times, ekipi nga Etihad mori gjithashtu 50.4 milionë funte të tjera të ardhura nga transmetimi krahasuar me vitin e kaluar, si dhe një fitim neto prej 121.7 milionë funtesh nga shitjet e lojtarëve.
Pjesa më e madhe e të ardhurave shtesë të gjeneruara nga TV është rezultat i ecurisë së pabesueshme të klubit në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi në Stamboll me një fitore 1-0 ndaj Interit në finale.
Raporti shton se 29 anëtarë të stafit u larguan nga City. Por pagat u rritën me pothuajse 60 milionë funte për shkak të shpërblimeve për triumfin e tyre në tri gara, me nënshkrimin e ri Erling Haaland që mendohet se do të fitonte 375,000 funte në javë.
Për më tepër, ka pasur edhe katër ndeshje të tjera të luajtura në Etihad krahasuar me vitin e kaluar, të cilat panë të ardhurat e ndeshjeve që u rritën me 17.4 milionë funte në 71.9 milionë funte, duke u rritur më tej nga një rritje e lehtë në mesataren e frekuentimit.
Për të mos përmendur shitjet e Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko dhe Raheem Sterling, të cilat rritën fitimin e transferimeve të klubit me 125 milionë funte. /Telegrafi/