Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të luajnë mes vete në ndeshjen e pestë të Grupit A në Ligën e Kampionëve 2021/22.
Qytetarët janë nikoqir të parisienëve në ndeshjen më të mirë të mbrëmjes së sotme, ndeshja e cila mund t’ia sigurojë kualifikimin njërës skuadër.
Vendi: Etihad Stadium
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Man City
Kevin De Bruyne mungon pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa Liam Delap dhe Ferran Torres mungojnë.
Jack Grealish nuk luajti asnjë rol në fitoren 3-0 të Cityt ndaj Evertonit dhe do të shpresojë të kthehet në gjendje fizike në kohë për ndeshjen e sotme ndaj PSG-së.
Ruben Dias dhe Riyad Mahrez mund të kthehen të dy në formacionin titullar.
PSG
Sergio Ramos është pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain për herë të parë, por do të futet vetëm në bankinë. Julian Draxler dhe Rafinha humbasin të dy ndeshjen e sotme.
Marquinhos dhe Presnel Kimpembe gjithashtu udhëtojnë pasi munguan në fundjavë dhe kjo është një nxitje të madhe për skuadrën e Mauricio Pochettino.
Gianluigi Donnarumma humbi fitoren ndaj Nantes shkaku i sëmundjes, por ka udhëtuar për ndeshjen e sotme. Keylor Navas është në gatishmëri për të filluar.
Fakte
Man City ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka shënuar të paktën 2 gola në 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër PSG-së në të gjitha garat.
Man City ka parë nën 3 gola në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër PSG-së në të gjitha garat.
PSG ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Manchester City kryeson Grupin A, por epërsia e tyre ndaj PSG-së së vendit të dytë është aktualisht vetëm një pikë. City humbi ndeshjen e parë 2-0, dhe ata do të jenë të etur për të shmangur një tjetër humbje ndërsa kërkojnë të rezervojnë vendin e tyre për raundin tjetër të garës.
Një fitore 3-1 ndaj Nantes bëri që PSG-ja të zgjasë serinë e saj të pamposhtur në shtatë ndeshje, duke fituar pesë. Ata kanë humbur gjithashtu dy udhëtimet e fundit në Etihad Stadium.
City do të kërkojë hakmarrje ndaj PSG-së dhe, më e rëndësishmja, të mos heqë dorë nga vendi i parë. Do të jetë një përballje e ngushtë në Etihad, por City shihet favorit për një nuancë.
Formacionet e mundshme
Man City: Ederson; Walkers, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Foden, Sterling;
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Verratti; Messi, Mbappe, Neymar
Parashikimi: Man City 2-1 PSG
/Telegrafi/