Manchester City ka vazhduar me formën e mirën e mirë edhe pas fitores ndaj Arsenalit, tani ekipi i Pep Guardiolas fitoi ndaj Fulhamit me rezultat 1-2.
Mysafirët ishin dukshëm më e mirë, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Goli i parë në takim erdhi nga Erling Haaland në minutën e tretë, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 15-të nga Carlos Vinicius.
Nuk kaloi shumë dhe Julian Alvarez (36’) riktheu epërsinë e Cityt me një gola të bukur nga distanca dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.
Some strike from @julianalvarezzz! 🕷
⚪️ 1-2 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/Vjbx8AoOPD
— Manchester City (@ManCity) April 30, 2023
Edhe pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e Cityt, ishin dyshja Haaland dhe Alvarez që rrezikuan, por Bernd Leno arriti ta mbajë portën e paprekur.
Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me 76 pikë, një më shumë se Arsenali, kurse Fulhami vazhdon në vendin e 10 me 45 pikë.
Ndeshja e radhës e ekipit të Guardiolas është kundër West Hamit, ndërsa Fulhami udhëton te Liverpooli. /Telegrafi/