Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.
Ekipi i Pep Guardiolës është ndalur nga Newcastle në ndeshjen e zhvilluar në ‘St. James’ Park’, duke shkuar në barazimin e dytë radhazi pas atij me Arsenalin.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të me anë të Josko Grealish, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Jack Grealish.
HALF-TIME | A solid first half ⏸️
🏰 0-1 🩵 #ManCity pic.twitter.com/xQjdvZIzRb
— Manchester City (@ManCity) September 28, 2024
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por edhe përkundër rasteve të shumta, u shënua vetëm një gol.
Ishin vendasit të cilët gjeten golin e parë në këtë pjesë me anë të Anthony Gordon (57’), i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-1.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por ndeshja përfundoi me barazim, duke ndarë pikët.
FULL-TIME | A draw on the road 🤝
🏰 1-1 🩵 #ManCity | @okx pic.twitter.com/7BUL1SPcSu
— Manchester City (@ManCity) September 28, 2024
Pas këtij barazimi, City vazhdon kryesimin me 14 pikë, teksa Newcastle zë vendin e pestë me 11 pikë.
Në ndeshjen ardhshme, City e pret në shtëpi Fulhamin, ndërsa Newcastle udhëton te Evertoni. /Telegrafi/