Telegrafi

Man City ndaj Southamphton ishte katastrofik: Theu rekordin për të keq pas 275 ndeshjeve radhazi

Southampton arriti të mposht Manchester Cityn me rezultat 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup me golat e shënuar nga Sekou Mara dhe Moussa Djenepo.

Ishte një duel mes skuadrës së fundit të Ligës Premier dhe kampionit aktual.

Skuadra e Pep Guardiolës e kishte topin në këmbë në 72 për qind të kohës, por kishte vetëm shtatë goditje në portë për Southampton.

Fakti shkatërrues për Man Cityn është se asnjë nga këto përpjekje nuk shkoi në portën e kundërshtarëve, një gjë e rrallë që nuk është parë që nga prilli 2018.

Man City në atë ndeshje humbi nga Liverpooli me rezultat 3-0 dhe deri të hënën ishte ndeshja e fundit në të cilën lojtarët e Guardiolas nuk gjuanin në portë.

Që atëherë, kanë kaluar 1743 ditë dhe 275 ndeshje. /Telegrafi/