Site icon Telegrafi

Man City – Napoli, formacionet e mundshme

Futbolli i Maurizio Sarrit ndaj atij të Pep Guardiolës, një përballje që nuk duhet humbur.

E gjitha kjo në stadiumin Etihad, duke nisur nga ora 20:45.

Napolitanët dëshirojnë t’i ‘vjedhin’ një fitore Cityt në Grupin F të Ligës së Kampionëve dhe kështu t’i bashkëngjitën klubit anglez në krye të tabelës.

Ky takim është ai i liderëve, Napoli në Serie A dhe Man City në Ligën Premier, pra kjo do të jetë edhe një përballje mes ligave, për të treguar se cila është më e fortë.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Manchester City (4-1-4-1): Ederson, Walker, Otamendi, Stones, Delph; Fernandinho; Sterling, De Bruyne, D. Silva, Sanè; Gabriel Jesus.

Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Chiriches, Koulibaly, Ghoulam; Rog, Diawara, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne. /Telegrafi/

Exit mobile version