Site icon Telegrafi

Man City mposhtet nga Nottingham Forest, rrezikon top katërshen

Manchester City ka humbur në udhëtim te Nottingham Forest me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolës assesi të këndellet në kampionat, pasi ka tri humbje nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa e fundit erdhi nga Nottingham.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me Cityn për një nuancë më të mirë.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

 

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, por edhe më konkrete, duke shënuar golin e fitores.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Callum Hudson-Odoi, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i tre pikëve.

 

Pas kësaj fitore, Nottinhami e sheh veten në pozitën e tretë me 51 pikë apo katër më shumë se City i katërti.

Në ndeshjen e ardhshme, City e pret Brightonin, ndërsa Nottinhami udhëton te Ipswich Town. /Telegrafi/

Exit mobile version