Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.
Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me formë pozitive në këtë sezon pasi ka marr edhe fitoren e katër nga pesë ndeshje të mundshme, teksa ka edhe një barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Qytetarëve, të cilët përveç dominimit arritën të shënojnë edhe dy gola.
.@fernandinho ➡️ @LeroySane19 ⚽️
💙 1-0 ⚪️ #cityvffc #mancity pic.twitter.com/v5GLYWqkPn
— Manchester City (@ManCity) September 15, 2018
Pas vetëm dy minutave lojë ishte gjermani Leroy Sane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Fernandinhos.
Goli i dytë i Cityt erdhi në minutën e 21-të të ndeshjes dhe David Silva ishte ai i cili e qoi skuadrën e tij në epërsi 2-1.
50 magical goals! 🧙♂️ #mancity pic.twitter.com/DVuQ5Py8dp
— Manchester City (@ManCity) September 15, 2018
Në pjesën e dytë, Qytetarët vazhduan me lojë të mirë dhe dominim, ndërsa Raheem Sterling (47′) u përkujdes t’i kalojë në epërsi 3-0 me ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Three and easy 👌
💙 3-0 ⚪️ #cityvffc #mancity pic.twitter.com/ZfrV1Vi799
— Manchester City (@ManCity) September 15, 2018
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e tretë me 13 pikë, ndërsa Fulhami renditet në vendin e 15-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, kampioni udhëton te Cardiffi, ndërsa Fulhami e pret në shtëpi Watfordin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lEUkVLPP8ck
https://www.youtube.com/watch?v=Frxz9erqS1c
https://www.youtube.com/watch?v=o2iAm7p_hpw