Telegrafi

Man City merr vetëm barazim ndaj Copenhagen

Copenhagen ka marr një barazim në shtëpi ndaj Man Cityt me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse nuk kishte gola, ndeshja ka prodhuar shumë dhe madje anglezët kanë humbur edhe një penallti.

Në minutën e 24-të, Riyad Mahrez ka dështuar nga pika e bardhë me Kamil Grabara që priti gjuajtjen e tij.

Man City mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 30-të, kur Sergio Gomez u ndëshkua me karton të kuq.

Qytetarët edhe në pjesën e dytë kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar në start dy herë me Kevin De Bryne, i cili nuk ishte i saktë.

Joao Cancelo kishte rast të fitonte ndeshjen, por goditja e tij u prit nga Grabara.

Në fund ndeshja u mbyll 0-0 dhe Manchester City vazhdon të mbetet lider me 10 pikë, ndërsa Copenhagen ka dy pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore