Manchester City ka plane për ambiente të reja për tifozët, argëtimin e tyre dhe kohën e lirë dhe një tribunë veriore të zgjeruar të miratuar nga komiteti i planifikimit i Këshillit të Qytetit të Mançesterit.
Si pjesë e propozimeve, tribuna veriore do të zhvillohet me një shtresë të sipërme më të madhe, të vetme mbi nivelin e poshtëm ekzistues, i cili do të rrisë kapacitetin e përgjithshëm në stadiumin Etihad në më shumë se 60 mijë ulëse.
Klubi parashikon se puna kryesore e ndërtimit do të fillojë në muajin nëntor 2024 dhe pret që tribuna veriore të jetë e plotë dhe e hapur gjatë sezonit 2025/26.
We are delighted to confirm our planning application to develop an entertainment destination at the Etihad Stadium has been approved today.
— Manchester City (@ManCity) July 27, 2023
Puna do të reduktojë përkohësisht kapacitetin e tribunës gjatë fazës së ndërtimit, me disa mbajtës të biletave sezonale që duhet të zhvendosen gjatë sezonit 2024/25.
Ndër planet e përfshira gjithashtu në aplikacion janë një lokal në çatinë e stadiumit, një zonë e mbuluar tifozësh për 3,000 njerëz, një dyqan i ri klubi, muze dhe një hotel me 400 shtretër.
Kostoja totale e rinovimit është vlerësuar rreth 400 milionë euro.
Më poshtë keni ndryshimet që pritet të bëhen në stadiumin Etihad:
▪ Kapaciteti i stadiumit do të shkojë nga 53,000 në 60,000 ulëse
▪ Ndërtimi i një lokali në çatinë e stadiumit me një pamje direkte të fushës
▪ Një ‘fan zonë” e mbuluar me kapacitet prej 3000 personash
▪ Një dyqan i ri i klubit
▪ Një muze
▪ Një ambientin pune
▪ Një hotel me 400 shtretër
/Telegrafi/