Bayern Munich dhe Man City kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë me Leroy Sane, por që gjermani nuk kishte fat.
Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Erling Haaland që dështoi nga pika e bardhë në minutën e 38-të.
Por norvegjezi ishte i saktë në minutën e 57-të kur shënoi për 1-0.
GOAL! Bayern Munich 0-1 Man City (Haaland) #FCBMCI pic.twitter.com/CuNq4snXAl
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 19, 2023
Krejt çka bëri Bayern Munich ishte një gol në minutën e 84-të në Joshua Kimmich që ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1.
GOAL! Bayern Munich 1-1 Man City (Kimmich) #FCBMCI pic.twitter.com/pMuc91EO7Y
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 19, 2023
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaloi tutje. /Telegrafi/