Site icon Telegrafi

Man City – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal

Man City - Man Utd (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e javës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligës Premier, ndeshje e cila fillon nga ora 17:30 dhe luhet në Etihad.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje pas një forme të lartë pa humbje në 11 ndeshje dhe tri fitore radhazi, kështu që pret fitoren e radhës.

Në anën tjetër, edhe Unitedi ka hyrë në formë të mirë me tri fitore e një barazim në katër ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv nga ky derbi.

Sikurse Guardiola, ashtu edhe Jose Mourinho kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme me lojtarët që kanë në dispozicion.

Man CityEderson, Walker, Stones, Laporte, Mendy, Fernandinho, Silva (C), Mahrez, Bernardo, Sterling, Aguero

Man Utd: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Matic, Ferreira, Fellaini; Lingard, Rashford, Martial.  

/Telegrafi/

Exit mobile version