Telegrafi

Man City luan vetëm për fitoren në udhëtim te Brightoni, formacionet zyrtare

Brightoni dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Brightonit në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në Amex Stadium.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një fitore ndaj Burnley dhe synon fitoren e radhës për t’i qëndruar hije liderit, Chelsea.

Në anën tjetër, vendasit kanë tri barazime radhazi pasi e nisen në mënyrën më të mirë sezonin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajneri i vendasve ka vendosur të startojë më më të mirët, ndërsa Guardiola ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e fundit.

Brighton: Sanchez; Dunk, Veltman, Burn; March, Gross, Moder, Lallana, Cucurella; Maupay, Trossard

Man City: Ederson; Walker, Ruben Dias, Laporte, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; Foden, Gabrel Jesus, Grealish

/Telegrafi/